"Ne jemi të vendosur të mbrojmë jetën e njerëzve"

“Ne jemi të vendosur të mbrojmë jetën e njerëzve”

Ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të 20 vendeve të industrializuara dhe atyre në zhvillim, miratuan sot një pezullim të përkohshëm të shlyerjes së borxhit të vendeve të varfra.

Në deklaratë thuhet se një “qasje e koordinuar” ishte rënë dakord dhe aprovuar në Paris.

“Të gjithë kreditorët zyrtarë dypalësh do të marrin pjesë në këtë iniciativë,” ka bërë të ditur G20.

Ministri i Financave i Arabisë Saudite, Mohammad al-Jadan tha në një konferencë shtypi se borxhi i vendeve më të varfra u pezullua për 12 muaj.

“Ne jemi të vendosur të mbrojmë jetën e njerëzve. Ne duhet të vazhdojmë dhe të rrisim përpjekjet tona,” ka thënë ai.

Një grup prej shtatë vendeve të industrializuara të botës G7 u zotuan dje që të pezullojnë borxhet e vendeve të varfra për t’i ndihmuar ato në përballjen me pandeminë COVID-19.