Reperi G4shi në pothuajse secilën paraqitje të tij, ka deklaruar se është krenar që është shqiptar dhe këtë gjë vazhdon ta bëjë ende.

Së fundmi ai ka bërë tatuazh shqiponjën dykrenare në njëri krah dhe imazhet i ka publikuar në Instagram.

Kujtojmë se “Mama” mban titullin kënga më e fundit e G4shit, videoklipi i së cilës ka arritur të klikohet mbi 2.4 milionë herë në kanalin YouTube./21Media