Shumica nga ne që punojnë për 8 orë pa pushim ose edhe më shumë, kanë të paktën diçka të vogël në çantë për të ngrënë. Qoftë një frut, një sanduiç apo edhe pak fruta të thata, të gjitha ushqimet që mund të rrinë me orë në çantë duhet të jenë të freskëta.

Po cili është gabimi më i madh që të gjithë bëjmë me ushqimin që marrim me vete në punë?

Nëse zgjidhni të merrni me vete për drekë një sanduiç, bëni kujdes me të dhe mos e bëni më këtë gabim:

Ju e mbështillni sanduiçin me letër alumini

Shmangi kontaktin e ushqimit me letër alumini sa më shumë të jetë e mundur. Mbështilleni fillimisht me kartëpecetë që është një material më i sigurt dhe më pas mund ta mbështillni me letër alumini. Mos harroni të merrni edhe disa kartëpeceta që do ju ndihmojnë për ta mbajtur sanduiçin dhe për të fshirë yndyrën.