Lady Gaga e Arianda Grande janë dy artistet e nominuara për më së shumti çmime në MTV VMA 2020.

Ato u nominuan për nga nëntë çmime secila, për këngën të cilën e realizuan në shtëpi gjatë kësaj pandemie, të titulluar “Rain on Me” (Rein On Mi).

Në mesin e kategorive të shumta për të cilat u nominuan ato është ajo për “videon e vitit”, për këtë këngë hit, për këngën  e vitit, bashkëpunimin më të mirë, këngën më të mirë pop, e disa kategori të tjera.

Në MTV VMA, për çmime u nominua edhe ylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa. Ajo u nominua për këngën “Don’t Start Now” përfshirë këtu kategoritë, Best direction  e koreografia më e mirë.

Pas Gagas e Grandes, listën e MTV VMA 2020 me nominime e kryesojnë: Billie Eilish dhe The Weekend me nga gjashtë çmime. Të dy u nominuan edhe në kategorinë për videon më të mirë të vitit, Ajllish për `everything i wanted” dhe Dhe Uanted për “Blinding Lights.

Në radhë të nominimeve të tjera janë: Taylor Swift për këngën `The Man (Dhe men ), kënga e ‘ Future and Drake’s“Life Is Good” dhe ajo e Eminem’s “Godzilla,”, në të cilën paraqitet edhe reperi tashmë i ndjerë Juice WRLD.

Shpërblimi i artistëve për çmimet MTV VMA do të  bëhet me datën 30 gusht nga qendra Berklli në Bruklin, ku do të prezantohen edhe dy kategori të reja të cilat do të reflektojnë në periudhën e kësaj pandemie, si ajo për videon më të mirë të realizuar në shtëpi, dhe performimi më i mirë në karantinë.

Hiti i Grandes e Xhastin Biber “Stuck with U“ do të jetë konkurrent për çmim për çmimin “videoja më e mirë e realizuar nga shtëpia”, në garën me këngën e Drejk `Toosie Slide,” të  John Legend “Bigger Love,” e disa të tjera.

U nomiuan edhe artistë të cilët me këngët e tyre reflektojnë në protestat që u organizuan në SHBA e në disa vende të tjera për përkrahje të personave me ngjyrë, përfshirë këtu këngëtaren H.E.R.’ për këngën “I Can’t Breathe,”.

Dashamirët e artistëve të nominuar për MTV VMA mund të votojnë për ta filluar nga 23 gushti. /21Media