Aktorja Gal Gadot po e shfrytëzon qendrën e vëmendjes si yll filmi për të nxjerrë në pah femra të tjera të shquara nga pjesë të ndryshme të botës. Gadot tani është nikoqire dhe producente ekzekutive e një serie të re dokumentarësh të cilat paraqesin gjashtë gra që kanë pasur ndikim pozitiv në komunitetet e tyre, perkundër varfërisë, dhunës, diskriminit dhe problemeve të tjera që lidhen me vendet e tyre.

Kjo 35 vjeçare ka thënë se pas suksesit me “Wonder Woman”, donte të bënte diçka të mirë për botën. Kështu, ajo arriti të bashkëpunojë dhe të realizojë atë që do. Gadot për këto seri u inspirua nga videoja muzikore e regjsorit Ryan Pallotta, dedikuar një valltareje nga një lagje e verfër në Brazi. Dhe kështu vendosi që të realizojë seri dokumetarësh dedikuar grave të ndryshme të suksesshme, të cilat vijnë nga mjedise të ndryshme, e të cilat kanë sakrifikuar për të arritur diçka. Sipas Gedot, ato janë gra të thjeshta që kanë arritur të bëjnë diçka që pazakonshme, me çka edhe kanë arritur të kenë ndikim në botë.

Seria e dokumentarëve të Gegot titullohet “National Geographic Presents IMPACT with Gal Gadot”. Episodi i parë paraqet një grua me ngjyrë në Detroit, e cila ia ka dedikuar jetën patinazhit, dhe tani trajnimit të vajzave të reja me ngjyrë në këtë sport.

Në këto seri, Gadot bashkëpunon edhe me bashkëshortin e saj Yaron “Jaron” Varsano, i cili është producent ekzekutiv.

Gadot ka thënë se problem fillimisht për të dhe bashkëshortin e saj ishte që të vendosnin se çfarë teme të përfshinin, kështu që i zgjodhën ato. Një seri ka për temë diskriminimin, një tjetër për depresionin, një tjetër flet për fatkeqësitë natyrore të tjera.

Gal Gadot ka folur për episodin e parë të dokumentarit. Ajo për të ka thënë se për të ishte me rëndësi që në ekran të nxirrte një tregim për një grua me ngjyrë, e cila ndihet se ka më pak të drejta se të tjerët, por se sakrifikon për të arritur diçka, dhe tani i trajnon edhe vajzat e reja me ngjyrë. Kjo u jep një ndjenjë që të ndihen të barabarta me vajzat e bardha, ka thënë ajo. Sipas Gedot,  ajo patinazhiste me ngjyrë që i fqizon ato të mos ndihen të papriveligjuara, që të mos ndihen keq që janë me ngjyrë.

Gadot për përfshirjen më të madhe të grave në industrinë e filmit kohët e fundit ka thënë se ndihet shumë mirë, se po ashtu ndihet mirë që në filmin Wonder Woman luan rolin kryesor, se është grua. Gadot po ashtu është e lumtur që tani ka gra që veç roleve në filma angazhohen edhe pas kamerës, si regjisore e producente, që kanë mundësinë të sjellin në ekran tregime mahnitëse të rrëfyera nga to.

Gagot për përfshirjen e më shumë grave në industrinë e filmit ka thënë se është më se e lumtur për këtë. Ajo po ashtu ka thënë se gëzohet që Wonder Woman është inspirim për gra të tjera, që edhe ato të arrijnë diçka që synojnë. Gadot mendon se është mirë që të arrihet barazia në mes dy gjinive.

Seria e dokumentarit “National Geographic Presents IMPACT with Gal Gadot” do të shfaqet premierë në kanalin National Geographic me 26 prill 2021./21Media