Galeria: Lopët po i mbajmë mirë
24 Korrik 2018
Reagojnë ndaj protestës për keqpërdorim të kafshëve në GKK
Reagojnë ndaj protestës për keqpërdorim të kafshëve në GKK
Ekspozita “Të dua pa e ditur” e artistit shqiptar të njohur ndërkombëtarisht, Sislej Xhafa, ngriti pakënaqësi te grupi “Të bashkuar për kafshët”. Këta të fundit, duke konsideruar që tetë lopët që po qëndrojnë në një ahur të improvizuar pranë Galerisë Kombëtare të Kosovës, e që është pjesë e konceptit kuratorial të ekspozitës, po keqpërdoren dhe keqtrajtohen, kanë paralajmëruar protestë për ditën e sotme. Drejtuesit e Galerisë Kombëtare, sot kanë mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme, duke e konsideruar protestën të pa arsyeshme./21Media