Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Koci, ka arritur në zyrat e EULEX-it në Prishtinë për t’iu përgjigjur ftesës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar për intervistim. Ai ka shkuar atje së bashku me avokatin e tij, Arianit Koci.

Më 25 shkurt, Gani Koci pati njoftuar se është ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në cilësinë e dëshmitarit.

“Të nderuar bashkëluftëtarë, miq, shokë e dashamirë, Sapo mora Ftesën nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të paraqitem në Hagë, me 18 mars 2021, në cilësinë e dëshmitarit.
Pavarësisht se në çfarë cilësie jam ftuar, unë do jem ai që isha në luftë dhe ai që jam sot, gjithmonë në mbrojtje të Luftës së dretjtë të Ushtrisë Çlirimtare”, pati njoftuar Gani Koci./21Media

Te nderuar bashkëluftëtarë, miq, shokë e dashamirë,
Sapo mora Ftesën nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të paraqitem…

Posted by Gani Koci on Thursday, 25 February 2021