Kaloni te përmbajtja kryesore

Garda thotë se Berishës i skadoi afati për mbrojtjen

6 vjet pas rotacionit të pushteteve, Garda e Republikës ka vendosur t’i heqë mbojtjen ish-kryeministrit

Garda e Republikës së Shqipërisë, ka reaguar lidhur me heqjen e mbrojtjes ligjore ndaj ish-kryeministrit, Sali Berisha.

“Në përgjigje të interesit të disa mediave, lidhur me truprojet e zotit Sali Berisha, Garda e Republikës informon se në zbatim të Nenit 5, të Ligjit Nr. 8869, datë 22.5.2003 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, ku përcaktohet se Kryeministri i vendit përfiton shërbim ruajtje për një periudhe 3-vjeçare pas përfundimit të detyrës, është ndërprerë vijimi i mëtejshëm i këtij shërbimi”, thuhet në një deklaratë për media.

6 vjet pas rotacionit të pushteteve, Garda e Republikës ka vendosur t’i heqë mbojtjen ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha. Vendimi është bërë i ditur vetëm pak pas nisjes së protestës së opozitës.

Vendimi nuk është mirëpritur prej dy gardistëve Ermal Zaimi dhe Ervis Tusha, të cilët kanë vendosur dorëheqjen nga detyra.

Për Ora News, Berisha e ka cilësuar vendimin hakmarrje. Për Berishën qeverisja e kryeministrit Rama është në momentet e fundit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button