Gara zhvillohet në shtegun e improvizuar në rrugët : "Nëna Terezë", "UÇK" dhe "Beqir Kastrati"

Gara zhvillohet në shtegun e improvizuar në rrugët : “Nëna Terezë”, “UÇK” dhe “Beqir Kastrati”

Gara e tretë e disiplinës auto sllallom në kuadër të Kampionatit të Kosovës në automobilizëm mbahet këtë të diel në Gjakovë.

Pas “çmendurive” në disiplinën malore në Kullë, si dhe atyre në drift në Mitrovicë, garuesit tanë rikthehet në auto sllallom, ku po ashtu pritet të ketë atraksione që do t’i kënaqin dashamirët e auto sportit, e të cilët në Gjakovë janë të shumtë.

Auto Klubi HCR Gjakova në bashkëpunim me Federatën e Auto Sportit të Kosovës (FASK) i kanë marrë të gjitha masat që edhe kjo garë të kalojë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Për të ndodhur kjo, në shteg, për çdo eventualitet do të asistojnë edhe Policia e Kosovës, Ndihma e Shpejtë dhe Brigada e Zjarrfikësve.

Paraqitja në garë bëhet në periudhën kohore 09:00-10:00, ndërsa pas procedurave të zakonshme, vozitja e parë zyrtare do të fillojë në orën 13:00.

Gara zhvillohet në shtegun e improvizuar në rrugët: “Nëna Tereze”, “UÇK” dhe “Beqir Kastrati”, gjerësia e shtegut është 6 metra, ndërsa gjatësia 1.1 kilometër.