Edhe reperi i njohur, Gashi i është bashkuar fushatës së artistëve të cilët kërkojnë vendosjen e Kosovës në hartën e Apple.

Ai e ka bërë këtë kërkesë përmes rrjeteve sociale. “Nëse më doni, më ndihmoni ta vendosim Kosovën në hartë, jeni apo s’jeni shqiptar“, ka shkruar Gashi.

Ai po ashtu në profilin e tij në Instagram ka publikuar linkun e peticionit përmes së cilit kërkohet një gjë e tillë, shkruan portali rtv21.tv

Të famshmit shqiptarë duke filluar nga Rita Ora, Dua Lipa, Era Istrefi, Dafina Zeqiri, përmes rrjeteve sociale kanë kërkuar vendosjes e Kosovës në hartën e Apple.

Një gjë e tillë ka nxitur shumë reagime nga serbët, sidomos pas postimit të këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa. Kjo e fundit si përgjigje publikoi flamurin Autchthonus në rrjetet sociale duke treguar edhe domethënjes e fjalës./21Media