Avokati Tomë Gashi deklaroi se Aktakuza e ngritur nga Prokuroria dhe e dorëzuar në Gjykatën Speciale në Hagë ndaj Presidentit Hashim Thaçi, dhe Ish Kryeparlamentarit Kadri Veseli është ende e pakonfirmuar nga Gjyqtari i Procedures Paraprake.

Ai tha se publikimi i aktakuzës së parë nga Gjykata Speciale është në kundërshtim me rregulluat e saj ligjore.

“Eshte nji lajm i keq per te gjith Shqiptaret ne pergjithesi , per ne Shqiptaret e Kosoves ne veqanti dhe posaqerisht per ish pjestaret e UÇK-se.
Askush nuk do te duhej te gezohet per ngritje te Aktakuzes kunder Presidentit te Kosoves dhe per ish Kryeparlamentarin e Kosoves.
Dite e keqe dhe e rende per Kosoven.”, ka shkruar ndër tjerash Gashi në Facebook./21Media