Avokati Tomë Gashi i është drejtuar Prokurorisë Speciale me kërkesë për hetimin e vdekjes së Naser Makollit, i cili kishte qëndruar me Astrit Deharin në një qeli në Qendren e Paraburgimit në Prizren për 67 ditë.

Gashi shkroi në Facebook se ka kërkuar nga Prokuroria të hapë hetime lidhur me ndërlidhjen eventuale të këtyre dy vdekjeve në Burgjet e Kosovës.

“Ma askush nuk ka dilema se aktivisti i Lëvizjës VETËVENDOSJE! Astrit DEHARI është vrarë në burg. Tani pas tri viteve janë duke u zbuluar rrethana të reja për vdekjen e dyshimtë-në rrethana të pasqaruara të Naser MAKOLLIT, i cili vdiq në Qendren e Paraburgimit në Lipjan më 03.04.2017.
Naser Makolli kishte qëndruar me Astrit Deharin në një qeli në Qendren e Paraburgimit në Prizren për 67 ditë. Naser Makolli ishte transferuar nga Qendra e Paraburgimit në Prizren në Qendren e Paraburgimit në Lipjan 34 ditë pas vrasjës së Astritit.
Sot në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovë kam paraqitur kërkesë për hetimin e vdekjës së dyshimit -në rrethana të pasqaruara të Naser Makollit. Prokuroria duhet të hapë hetime lidhur me ndërlidhjen eventuale të këtyre dy vdekjeve në Burgjet e Kosovës.”, ka shkruar Gashi./21Media