Gashi: E patëm të pamundur të drejtën e fjalës

 

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, në konferencën pas ndërprerjes së senacës u tregua i zhgënjyer nga mënyra se si Saranda Bugujevci udhëheqi seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

“Sot kam prit më shumë se një orë për me marr fjalën dhe momentin që e kam marrë fjalën kryesuesja e seancës ma ka ndërpre, në menyrë të padrejtë dhe tendicioze”, tha Gashi.

Gashi është shprehur po ashtu se kjo mund të jetë mungesë e njohurive se si funksionon regullorja e Kuvendit të Kosovës dhe sipas tij, kryesuesja e seancës po keqpërdoret nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Ne e patëm të pamundur që të përdorim të vetmin instrument të cilin e kemi të garantuar, të drejtën e fjalës”, shtoi Gashi

Ka bërë të ditur se kërkoi fjalën për mocion procedural dhe se pas kësaj seanca duhet ndërprehet dhe i jepet fjala shefin të grupit paralamentar të flasë për mocion procedural, që të njëjtën nuk e bëri Bugujevci.

Ndërkohë, tha se problemi është te kryeminstri i Kosovës Albin Kurti dhe jo të zëvendësit e tij, duke iu referuar kështu ministres së punëve të jashtme, Donika Gërvallës, për gjuhën e përdorur në seancë./21Media

Back to top button