Sipas Gashit pafajësia po vërtetohet

Sipas Gashit pafajësia po vërtetohet

Avokati Tomë Gashi përmes një postimi në facebook ka thënë se FBI shfajson aktvistët e VV-së.Sipas tij  pafajsia po vërtetohet por ajo që nuk mund të përmisohet sipas Gashit është vrasja e Astrit Deharit.

“FBI / Federal Bureau of Investigation/ nga Departamenti Amerika i Drejtesis shfajson aktivistet e Levizjes VETEVENDOSJE. Raporti te cilin e morem sot nga gjykata ne menyr te padyshimt verteton se asnji imazh i marrur nga policija me rastin e gjuajtjes me granatahedhes te nderteses se Kuvendit te Kosoves nuk perputhet me krahasimet e fytyrave te analuzuara. Kjo do te thot se asnjieri pej aktivisteve te Vetevendosjes nuk eshte fajtor per vepren penale per te cilen po akuzohen. Gjithcka po vie ne vendin e vet, pafajsia po vertetohet, por ajo qe nuk munde te permisohet eshte vrasja e Astrit Deharit ne burgun e Prizrenit per kete Rast.” ka shkruar Gashi.

Po ashtu edhe Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi tha se pas raporteve të ADN, tash edhe FBI e vërtetoi pafajësinë.

“Pergjigjja qe erdhi sot nga FBI pas analizimit te materialeve te derguara nga Prokuroria ne lidhje me rastin e montuar kunder nesh, thotë ne menyre te qarte se “Asnje imazh i individeve ne fjale (pra imazheve tona), nuk eshte gjetur ne videomaterialet e dorezuara (nga Pokuroria).Pra pas raporteve te ADN, tash edhe FBI e vertetoi pafajësinë tonë.” ka shkruar në facebook Frashëri./21Media