Të paarsyeshme e ka quajtur kryetari i komisionit të përbashkët parlamentar për Stabilizim-Asociimi BE-Kosovë, Arben Gashi, mungesën e deputetëve dhe zëvendësanëtarëve në mbledhjen e paraparë për ditën e sotme.

Gashi ka arsyetuar mungesën e deputetëve të infektuar me COVID-19, porse ka thënë se është e papërgjegjshme mungesa e deputetëve të cilët nuk janë të infektuar.

Mungesa në mbledhje të komisionit nuk është e shpjegueshme sepse ky delegacion për nga struktura e vet ka anëtarë dhe zëvendësanëtar. Pra në momentin kur mungon anëtari, është zëvendësanëtari që mundet me e zëvendësu… Kjo është e paarsyeshme dhe e pashpjegueshme”, tha Gashi.

Ndryshe, në mbledhjen e sotme ishte paraparë të shqyrtohet ‘Programi kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) 2020-2024’.

Ndërsa javën e kaluar është bërë konsituimi i komisionit përbashkët parlamentar për Stabilizim-Asociimi BE-Kosovë.