Reperi shqiptar me famë ndërkombëtare, Gashi, ka nënshkruar një kontratë me studion muzikore RCA Records, që është akronim i Radio Corporation of America. Kjo studio muzikore është në pronësi të Sony Music Entertainment, që është kompania muzikore më e njohur në mbarë botën.

Lajmin për nënshkrimin e kontratës së re e ka bërë vetë artisti nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Sapo nënshkrova me RCA Records. Jam shumë i lumtur”, ka shkruar Gashi.

 

View this post on Instagram

 

I just signed to RCA records I’m so happy ❤️

A post shared by @ gashi on

Pjesë e RCA Records janë disa nga emrat më të njohur të muzikës si Zayn, Alicia Keys, Shakira, Pink, Miley Cyrus, Martin Garrix, Maluma, Justin Timberlake etj.

Ndryshe, reperi në pothuajse secilën paraqitje të tij, ka deklaruar se është krenar që është shqiptar dhe këtë gjë vazhdon ta bëjë ende.

Së fundmi ai ka bërë tatuazh shqiponjën dykrenare në njëri krah./21Media