Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, duke komentuar situatën me deputeten Adelina Grainca, tha se nuk bënë të mbrohet një Pazar politik për shkak të gjinisë.

“Megalomania e numrave do të shihet në të ardhmen. Ideja edhe ideologjia e blerjeve nuk mund të relativizohet pse dikush është grua e dikush burrë. Duke tentuar të mbrohet një pazar politik për shkak të gjinisë është mizogjeni. Pazari ka ndodh është deputete si gjithë të tjerët pa marrë parasysh se a është grua apo burrë”, tha Gashi ndër tjera.

Aktualisht është duke u mbajtur senaca e Kuvendit të kosovës, në të cilën pritet të diskutohet edhe për menaxhimin e COVID-19 dhe sigurimin e vaksinave./21Media