Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, në seancën plenare sot ka kritikuar partitë opozitare për mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare financiare.

Ai tha se shumica nga marrëveshjet janë negociuar gjatë kohës kur Bedri Hamza i PDK-se ka qenë ministër i Financave ose Besnik Bislimi i LVV-së.

Sa i përket kritikave që opozita ka pasur se të njëjtat marrëveshje LDK sa kishte qenë në opozitë nuk i ka votuar, Gashi tha se opozita e tanishme dëshiron të sillet me keq sesa që ata po thonë që sjell LDK.

“Ne kulmin e krizës ekonomike dhe pandemisë ju zotëri të nderuar po ia mohoni Kosovës të marrë qindra miliona euro që t’i fus në ekonomi si marrëveshje ndërkombëtare kredi të butë 25 vjeçare me interes 1.25 përqind”, tha ai.

Ai ka ftuar opozitën që ka negociuar me këto marrëveshje që të thirrin seancë dhe LDK do t’i votojë të njëjtat.