Në takimin e thirrur nga u.d e presidentit, Vjosa Osmani Lidhja Demokratike e Kosovës do të përfaqësohet nga shefi i grupit parlamentar, Arben Gashi.

Osmani me Gashin do takohet nga ora 14:00.

Takimin me u.d presidentin Vjosa Osmanin tashmë e kanë konfirmuar të gjitha partitë politike.

RTV21 mëson se në takim me Osmanin nga VV-ja do të shkojë lideri i partisë, Albin Kurti takim ky i cili fillon në ora 13:00.  Takimi me PDK-në do të mbahet nga ora 15:00 ku ky subjekt politik do përfaqësohet nga Memli Krasniqi, kurse, nga ora 16:00 Osmani do takohet me përfaqësuesin e AAK-së Besnik Tahirin./21Media