Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi i ka “zgjatur” dorën e pajtimin Lëvizjes Vetëvendosje, siç tha për të ndërtuar perspektivën e Kosovës.

Në interpelancën plenare për largimin e reciprocitetit, të thirrur nga Vetëvendosje, Gashi kërkoi konsensus për çështjet madhore të vendit.

“Shokë e shoqe të Lëvizjes Vetëvendosje ejani të ndërtojmë perspektivën e Kosovës, jo nga logon e partive, por nga institucionet përfaqësuese. Nga Kuvendi I Kosovës duke ndërtuar konsensusin, qoftë edhe pas ditë të tërave të përplasjeve të ideve, por jo të interesave”, tha ai.

Gashi u bëri lutje dy partive opozitare, t’iu bashkohen në dialogun me Serbinë.