Sqarimi i këshilltarit të Kurtit

Sqarimi i këshilltarit të Kurtit

Shkëlzen Gashi, këshilltari i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka sqaruar deklaratat e tij në lidhje me UÇK-në. Në Facebook, Gashi ka shkruar se nuk ka thënë që UÇK-ja ka kryer krime, por individë të UÇK-së.

Më tej Gashi ka bërë të ditur se këto deklarata i ka mbështetur bazuar në vendimet e gjykatave, UNMIK, EULEX, dhe raporteve të organizatave ndërkombëtare.

“Unë nuk kam thënë që UÇK-ja ka kryer krime, por INDIVIDË të UÇK-së (keqpërdorues të uniformës së UÇK-së), qofshin edhe të lartë në hierarkinë e saj (ky nuk është mendim imi, por këto janë vendime të gjykatave të ICTY-së, UNMIK-ut, EULEX-it, si dhe mendime të raporteve të organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, si Human Rights Watch e Amnesty International). UÇK-në dhe luftën e popullit tonë për liri e pavarësi e mbrojmë kur pastrohet nga krimet e individëve që i kanë kryer ato në emrin tonë. Kosovën e mbrojmë nga Gjykata Speciale dhe sulmet tjera që thonë se Kosova është krijesë e një ndërmarrjeje kriminale, vetëm kur ne vetë i dënojmë ata që në emrin tonë kanë kryer krime kundër civilëve të pafajshëm. Kështu e kanë mbrojtur kroatët Kroacinë, kështu duhet ta mbrojmë edhe ne Kosovën”, ka shkruar ai./21Media