Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi sot ka shkruar se është e pakuptimtë të jetë i mbyllur kufiri mes Maqedonisë e Veriut dhe Kosovës.

Ai përmes facebookut kërkoi që të hapet sa më shpejt kufiri ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

-Në kohën kur Maqedonia e Veriut e ka kufirin e hapur me Republikën e Shqipërisë dhe kur numri i të infektuarve është shumë më i lartë në vendin tonë se në Kosovë, është krejt i pakuptimtë që kufiri me Republikën e Kosovës vazhdon të jetë i mbyllur. Kjo, përveçse e ka dëmtuar zhvillimin e bizneseve, për ne lexohet edhe si tendencioze, aq më shumë kur dihet se shqiptarët e vendit tonë dhe shqiptarët e Kosovës kanë aq shumë lidhje familjare dhe të tjera, që tashmë pengohen në emër të pandemisë. Prandaj, HAPENI SA MË SHPEJT KUFIRIN MAQEDONI E VERIUT – KOSOVË”, shkroi Gashi në facebook./21Media