Shefi i Grupit i Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, sot në konferencë për media bëri të ditur se ka dorëzuar kërkesën për seancë, për të mërkurën në orën 11:00, me të vetmen pikë të rendit të ditës, formimin e qeverisë.

“Ditën e mërkurë presim ta kemi qeverinë e re”, tha Gashi,

Ai u shpreh se si parti e kanë të garantuar formimin e qeverisë. Gashi deklaroi se partnerët e koalicionit e dinë se kush do të jetë kryeministër dhe se cili është programi qeverisës.

Gashi më tutje bëri të ditur se nesër në orën 16:30 do të mblidhet kryesia e LDK-së, ku do të finalizohen emrat e ministrave nga LDK. Ndërsa, sa i përket marrëveshjes me Listën Serbe, Gashi tha se atë do ta publikojë kryeministri i ardhshëm.

I pyetur për çështjen e presidentit, Gashi tha se nuk janë në atë pikë, derisa, shtoi se programi qeverisës është gati./21Media