Avokati Tomë Gashi sonte, pas nisjes së Presidentit Hashim Thaçi për në Hagë, deklaroi se në mbrojtje të shtetit, Thaçi është dashur të japë dorëheqje para se të shkojë në Hagë.

“Është hera e parë dhe e fundit që Gjykata Speciale e interviston si të dyshuar Presidentin e Republikës së Kosovës!”, shkroi Gashi në facebook.

Ai më tutje uroi që Presidenti Thaçi nesër të kthehet në Kosovë, siç ka shkoi si President.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka fluturuar sonte drejt Hagës, ku nesër pritet të intervistohet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, e cila kundër tij ka ngritur aktakuzë për krime lufte e krime kundër njerëzimit. Thaçi drejt Hagës është nisur nga Aeroporti “Nënë Tereza” në Tiranë./21Media