Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi para fillimit të seancës për zgjedhjen e Presidentit ka kërkuar nga LVV-ja që të ndalë siç ka thënë ai shantazhet ndaj deputetëve të LDK-së, ose do t’i ndryshojnë qëndrimet.

Ai ka thënë se ka pasur telefonata, mesazhe e kërcënime.

“Bindja është e lirë dhe nuk guxon askush t’i shantazhojë ata. Kërkojmë t’i ndalin këto sepse do të ndryshojmë qëndrimin. Ne marrim pjesë në seancë por kjo mund të ndryshojë”, ka thënë ai ndër tjera./21Media