Reperi Labinot Gashi, i cili njihet më mirë si G4shi, karrierën e ka ndërtuar dhe po e vazhdon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gashi siç ka paralajmëuar muajin e kaluar se është duke punuar për projektin e ri.

Ai përmes një postimi në Instagram ka ndarë një pjesë të shkurtër të këngës së re.

Kujtojmë se, vitin e kaluar Gashi, ka nënshkruar një kontratë me studion muzikore RCA Records, që është akronim i Radio Corporation of America./21Media