Gian Piero Gasperini e pranon se pranimi i dy golave në fund i ka lënduar më shumë sesa fitorja e PSG-së, sepse Atalanta u afrua aq shumë me gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Ekipi nga Bergamo kishte epërsi 1-0 deri në minutën e 90-të me një gol të Mario Pasalic. Pas kësaj humbje “fatkeqe” nëse mund ta quajmë trajneri i Atalnatës Gasperini u shpreh për Sky Sport Italia se skuadra iu afrua shumë Champious League, dhe se italianët u ndëshkuan në fund të ndeshjes.

“Keqardhja më e madhe është se u afruam aq shumë dhe menduam se mund të arrinim vërtet këtë arritje të jashtëzakonshme. “Kënaqësia mbetet që kemi pasur një sezon të shkëlqyer në Ligën e Kampionëve, duke u përmirësuar vazhdimisht kundër skuadrave më të mira në Evropë. Unë vetëm mund të falënderoj djelmoshat për gjithçka kanë bërë këtë sezon”, tha ai.

Tutje ai tha se “pavarësisht nga çdo gjë, kemi arritur në minutën e 90-të në epërsi. Ne sigurisht që ishim të përgatitur mirë në paraqitje të caktuara, kishte një mundësi Berat Gjimshiti, dhe mund të kishim bërë më mirë në disa kundërsulme, por përsëri, këto janë të gjitha detajet”, përfundoi trajneri italian duke vlerësuar dhe performancën e lojtarit shqiptar.

Gjimshiti u bë lojtari i parë i Kombëtares së Shqipërisë që ka luajtur në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Asnjë lojtarë tjetër më parë nuk e ka prekur dot këtë fazë të kësaj gare nga kuqezinjtë, teksa të vetmit që kanë kaluar fazën e grupeve kanë qenë Elseid Hysaj, Shkëlen Gashi apo edhe Taulant Xhaka.

Gjatë ndeshjes me PSG mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti luajti për 60 minuta, ku u vlerësua me notën 6.7./oranews