Shoqata e Gastronomëve të Kosovës vazhdon të bëjë kërkesa ndaj Qeverisë që të mos ketë më mbyllje. Gastronomët e konsiderojnë katastrofë nëse një gjë e tillë do të ndodhte.

Kjo shoqatë kërkon nga qeveria që t’u lejohet të punojnë. Si mundësi të mirë për fitim dhe dalje nga kriza po e konsiderojnë ardhjen e mërgimtarëve në prag të festave të fundvitit dhe tërheqjen e 10% të trustit nga ana e qytetarëve.

“Mergata eshte nisur me te madhe drejte Kosoves (nje remitence po na vjen cash, direkt per here te pare sivjet).
Trusti nga data 23 do te filloj te kaloj ne llogarite e qytetareve.
Keto mjete duhet ti mbaj Kosova ne vendin e saj, kete shans ekonomik nuk duhet ta humbim.
Do te ishte katastrofale nga ana e SHTETIT TE KOSOVES nese shkojme me mbyllje totale.
Ne duhet te jemi te kujdesshem ndaj ekonomise.”, thuhet në reagimin e tyre.

Gastronomët morën shembull Shqipërinë e cila gjatë verës hapi kufijtë.

“Shqipnia dalloj nga ballkani, ajo i hapi kufinjte dhe shenoi rritje ne turizem.
Kontrolli duhet te rritet duke u inspektuar, MIREPO ASNJEHERE MBYLLJE!
Momentalisht po bejme grumbullim te njerezve shkaku i kufizimit ne kohe te caktuar, duhet te rrisim orarin dhe ta rrisim kontrollen per te lehtesuar kete gje, bile edhe OBSH po rekomandon qe kufizimi eshte i panevojshem.
Nje kategori e Pakos se Rimekembjes do te zbatohet ne vitin tjeter, ndersa ne jemi momentalisht te rraskapitur ekonomikisht.”, thonë ata.

Tutje sipas Shoqatës së Gastronomëve Kosova nuk duhet të krahasohet me Gjermaninë.

“Nuk duhet te krahasomi me Gjermanine, sepse ajo ka nda shume miliarda dhe ka ndryshu ne kohe normat tatimore per çeshtjen e pandemise, madje ne çdo mbyllje te ekonomise. Banka Qendrore e Republikës se Kosoves duhet te riprogramoj kredite, e shteti duhet ta paguaje interesin se spo mund te ia dalim nga kjo gjendje. Ndersa delivery duhet urgjentisht te lejohet (taxite te punojne e delivery jo, ska logjike!) Ju lutem na lejoni te mbijetojme kete vit, aman!#NOLOCKDOWN”, përfundon reagimi i tyre./21Media