Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi pas një takimi me gastronomet, tha se mënyra më e mirë për parandalimin e Covid-19 është vetëdijesimi i qytetarëve dhe bizneseve.

Ai ka propozuar që të digjitalizohen shërbimeve nëpër institucionet e shtetit, siç është regjistrimi i automjeteve.
“Sa më parë të licencohen laboratorët privat. Nëse nuk ka rishikim brenda kësaj jave, kolapsi është i pa shmangshëm dhe zvogëlimi i vendeve të punës mund të shkojë deri në 20 mijë. Për gastronomi të bëhet një garanci nga qeveria”, tha Rukiqi.

Kryetari shoqatës së Gastronomisë Petrit Kllokoqi tha se ky sektor do ta mbështet orarin e ri deri 22:30, por këtë vetëm deri në dhjetë ditë.
Ai ka kërkuar që të zbatohen masat pakos emergjente për pagat e punëtorëve.