Napoli dhe Milan u ndanë sonte në paqe, baraz 2:2, në ndeshjen e javës 32-të të Series A.

Mysafirët erdhën të parët në epërsi në ‘Sao Paolo’, me golin e Hernandez në minutën 20-të, ndërsa shifrat i barazoi Di Lorenzo katërmbëdhjetë minuta më vonë.

Napoli ishte skuadër dukshëm më e mirë në 45 minutat e para. Nëntë goditje, prej të cilave shtatë në kornizë të portës, derisa Milani nga një rast i vetëm arriti të shënojë gol.

Në pjesën e dytë ishin sërish vendësit ata që kërkuan golin e fitores, të cilin e arritën përmes Mertnes në minutën 60-të.

Mysafirët barazuan përmes Kessie-s në minutën 73-të nga penalltia. Tre minuta para përfundimit të kohës së rregullt, Milan mbeti me një lojtar më pak në fushë pasi Saelemaekers u ndëshkua me karton të kuq

Napoli aktualisht është i gjashti me 51 pikë dhe Milani i shtati me 49 pikë. Vendi i gjashtë çon në kualifikimet për në Evropa Ligë dhe i pesti, i cili aktualisht është Roma, çon direkt në gara.

Kjo ishte ndeshja e parë e Gennar Gattusos si trajner kundër Milan, klub ky, në të cilin ai ka kaluar 13 vjet.