Gazetari amerikan: 23 vjet më parë në Kosovë pashë kufoma të hedhura në puse nga serbët

Gazetari Washington Post, R. Jeffrey Smith ka rrëfyer përvojat e tij gjatë raportimit për luftën e fundit në Kosovë, duke i krahasuar situata me ato se çfarë po ndodh në Ukrainë.
Smith ka kujtuar kur ka qenë dëshmitarë i gjetjes së kufomave të shqiptarëve në puse të hedhura nga forcat serbe.
“23 vjet më parë, unë isha në Kosovë ditën kur forcat serbe u tërhoqën nga Kosova, duke raportuar për WP. Ndër gjërat më të pakuptueshme që u panë atë ditë: Kufomat e hedhura nga serbët në puse. Historia po përsëritet tani në Ukrainë, me trupa të gjetur në puset ku u tërhoqën rusët. “, ka shkruar Smith .
Ai tutje e ka quajtur këtë si formë primitive për t’ua helmuar ujin banorëve ose edhe për të fshehur krimin.


“Pse po ndodh përsëri kjo? Së pari, është një formë primitive e luftës biologjike, me trupat që synojnë të helmojnë puset dhe t’ua mohojnë ujin e pijshëm banorëve vendas. Por së dyti, është menduar si një mohim i tmerrshëm i njerëzimit të atyre tokat e të cilëve janë pushtuar. Është rezultat i një ideje, të ngulitur qëllimisht nga drejtuesit maniakë të milicive dhe njësive ushtarake, se vetë toka duhet të plaçkitet dhe të bëhet e pa banueshme e për banorët e saj — një manifestim i formës më të ashpër të fanatizmit dhe kafshërisë. “, ka vazhduar Smith.
Gazetari amerikan ka treguar se si është ndjerë kur ka parë kufomat e futura në puse.
“U trondita plotësisht nga ajo që pashë në Kosovë, kufomat e futura në puse vetëm disa metra larg. E kisha të vështirë të imagjinoja që njerëzit mund të kishin kaq pak respekt për të tjerët — njerëzit me familje që do të shihnin se çfarë ishte bërë dhe duhet të merrnin trupat. (
Mjerisht, në Kosovë ajo shkoi dorë për dore me një mjet tjetër të degradimit të qëllimshëm: përdhunimin masiv. Dhe kjo gjithashtu është shfaqur tani në Ukrainë. E bën të qartë se kjo nuk është vetëm një luftë për tokë, apo burime. Është më personale për ushtarët e përfshirë.”, ka treguar ai.
Në fund, Jeffrey Smith ka thënë se kryesit e këtyre veprave janë helmuar me mendime se armiqtë e tyre janë më të këqij se vet ata.
“Ata janë indoktrinuar të imagjinojnë se armiqtë e tyre janë më të këqij se ata, janë nënnjerëzor dhe duhet të degradohen dhe t’u mohohet aftësia e tyre për të jetuar jetë normale. Me pak fjalë, ata vetë janë helmuar rëndë. Është e tmerrshme të shohësh që kjo histori të përsëritet. “, ka përfunduar Smith./21Media

Back to top button