CNN ishte një prej mediumeve të para amerikane që ka raportuar për fitoren e demokratit Joe Biden, që rrëmbeu 20 votat elektorale në Pennsylvania dhe kështu u bë presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gazetari i CNN, Van Jones, nuk ka mundur të përmbahet gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, ai ka shpërthyer në lot.

“Është një ditë e mirë për vendin tonë – më vjen keq për qytetarët që kanë humbur jetën nga COVID-19”, ka shtuar Jones.