Shembet ndërtesa

Shembet ndërtesa

Në një ndërtesë katëshe raportohet se ishin ‘të ngujuar’ 7 anëtarë të një familje. Një djalë i vogël bënte thirrje për ndihmë.

Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje direkte nga banesa në zonën e Kënetës, bëri publike një dëshmi rrëqethëse.

Gjatë një bashkëbisedimi me një të afërm të familjes me origjinë nga Dibra, djali 17-vjeçar kishte kërkuar ujë. Pasi i kishin dhënë ujë, forcat e ndërhyrjes në terren kishin tentuar t’i ofroheshin për ndihmë djalit, por fatkeqësisht ndërtesa u shemb totalisht.