Gazprom akuzohet për shkelje të kontratës nga Bullgaria e Polonia

Rusia po ndërpret plotësisht furnizimin me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë pasi të dy vendet refuzuan të fillojnë të paguajnë për dërgesat në rubla.
Bullgaria ka thënë se ka paguar tashmë plotësisht furnizimet e gazit të prillit dhe ka akuzuar se gazi po përdoret si armë politike.
“Për momentin, gazi natyror po përdoret më shumë si një armë politike dhe ekonomike në luftën aktuale”, tha ministri bullgar i energjisë Aleksandër Nikolov.
Ai shtoi se Bullgaria është duke ndjekur qëndrimin e BE-së që është që vendet të mos i nënshtrohen kërkesave ruse për të filluar pagesën e gazit në rubla.
Ndërkaq, edhe Polonia ka thënë se ndërprerja e furnizimit me gaz është një shkelje e kontratës dhe do të përdorë “të gjitha mjetet kontraktuale dhe ligjore të disponueshme” për të kërkuar kompensim./21Media

Back to top button