Gazsjellësi amerikan, Haradinaj takon drejtoreshën e misionit të MCC

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim drejtoreshën e Misionit të MCC në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Sarah Olmstead.
Haradinaj ka theksuar se me Olmstead ka diskutuar për sfidat në të cilat po kalon Kosova.
Haradinaj ka treguar se e ka falënderuar Olmstead për kontributin e shkëlqyeshëm të MCC, që përmes projekteve të shumta, dinamizojnë zhvillimet në forcimin e ekonomisë, sigurisë dhe demokracisë në vend.
”Kosova ka arritur të ndërtojë demokraci të qëndrueshme dhe të avancojë në zhvillim, falë ndihmës së aleatëve tanë. Kontributi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është i pazëvendësueshëm dhe programi Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) është dëshmi e vazhdimësisë së këtij partneriteti afatgjatë mes dyja vendeve. I konfirmova edhe njëherë mbështetjen time për projektin e gazsjellësit amerikan Shkup-Prishtinë, si dhe për projektet e tjera strategjike në dobi të qytetarëve dhe Republikës së Kosovës”’, ka shkruar Haradinaj./21Media

Back to top button