Warning: sprintf(): Too few arguments in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/lib/breadcrumb-trail/inc/breadcrumbs.php on line 254

Gërvalla takon homologen e saj suedeze

1 min read

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, takoi sot ministren e Jashtme të Suedisë, Ann Linde në kuadër të takimeve me kryediplomatë dhe krerë shtetëror në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

Gjatë këtij takimi, ministret patën rastin të flasin për marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm.

Gjithashtu biseduan për çështje evropiane dhe rajonale duke u fokusuar në zhvillimet e fundit në Kosovë.

Gërvalla e informoi ministren suedeze se vendimi i Qeverisë së Kosovës është në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar nga të dyja palët në Bruksel, dhe tensioni i shkaktuar duhet të shihet si veprim i njëanshëm i Serbisë./21Media