Gecaj i ka "dy tri fjalë" për kryeministrin

Gecaj i ka “dy tri fjalë” për kryeministrin

Anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj ka komentuar një pjesë të fjalës së kryeministrit, Ramush Haradinaj sot në Kuvendit e Kosovës.

Haradinaj sot në intepelancën për rritjen e rrogave për veten dhe për kabinetin e tij qeveritar në Kuvend ka thënë se ka obligime të mëdha dhe se nuk është lehtë të menaxhohet buxhetit i shtetit.

Gecaj në Facebook ka komentuar këto fjalë të kryeministrit duke thënë se nuk e kanë shti me zor Haradinajn që të bëhet kryeministër.

“Kam obligime të mëdha, nuk është lehtë të menaxhosh buxhetin, janë 2 miliard euro”, ka thënë Ramush Haradinaj.Pse t’kemi pas shti me zor me e marrë atë pozitë! 😠”, ka shkruar Gecaj në Facebook.

Ndryshe në Kuvendin e Kosovës është duke zhvilluar interpelanca e Haradinajt për rritjen e pagave./21Media