Gecaj ka thënë se Haradinaj desh e kalli Kosovën për një fjalë goje të Jabllanoviqit

Gecaj ka thënë se Haradinaj desh e kalli Kosovën për një fjalë goje të Jabllanoviqit

Ish këshilltari i Isa Mustafës, Bajram Gecaj e ka komentuar situatën e ministrit serb Nenad Rikallo, i cili u akuzua nga disa qytetarë të Prishtinës se i kishte terrorizuar ata dhe disa studentë gjatë luftës në Kosovë.

Gecaj ka kujtuar rastin kur kryeministër ishte Isa Mustafa dhe se si Haradinaj me opozitën e bashkuar kërkonin shkarkimin e Aleskander Jabllanoviqit atëkohë ministër për Kthim dhe Komunitete pasi që ministri serb kishte ofenduar nënat kosavre gjatë një protestë në Gjakovë.

“Nëse gjykatat do të vërtetonin atë që po e dëgjojmë nga mediat për Ministrin Rikallo, diskutimi për shkarkimin e tij do të ishte i pakuptimtë, pasi që në një rast të tillë ai do të kualifikohej si kriminel lufte. Më e pakta që mund të bëj Kryeministri Haradinaj do të ishte, në këtë rast, suspendimi i tij deri sa organet e drejtësisë ta thonë fjalën e tyre. Mos të harrojmë se dikurë z. Haradinaj, me “opozitën e bashkuar”, desh e kalli Kosovën për një fjalë goje të Jabllanoviqit (edhe pse e papranueshme). Për shumë më pak, Kryeministri Mustafa shkarkoj tre ministra serb. Të na provoj tani z. Haradinaj trimërinë dhe mos-varshmërinë e tij nga Beogradi”, është shprehur Gecaj në Facebook.

Rreth situatës së Rikalos, është deklaruar sot edhe kryeministri Ramush Haradinaj i cili ka thënë se nga informacionet që ka marrë nga Policia, Prokuroria dhe AKI, nuk ka të dhëna se Rikalo është përfshirë në veprime të tilla./21Media