Një burrë nga Massachusetts shkoi në shtrat duke dëgjuar muzikë me kufje dhe u zgjua me një nga kufjet brenda tij.

Brad Gauthier po paralajmëron njerëzit që të mos përdorin kufjet kur flenë pasi u deshtë që mjekët t’ia hiqnin një të tillë nga fyti, transmeton rtv21.tv.

Duke mos pasur asnjë ide se ku ishte zhdukur kufja e tij, Gauthier u zgjua të martën në mëngjes dhe kaloi rreth një orë duke larguar borën nga rruga, por kur ai hyri brenda për të pirë ujë, lëngu nuk kalonte nëpër fyt.

Gauthier i cili banon në Worcester vërejti se i mungonte një prej kufjeve, për të cilat thotë se i përdorë zakonisht.

Një incizim, tregon një imazh të zbehtë të një bllokimi në formë veshi në fytin e Gauthier.

Mjekët përdorën një tub të gjatë dhe të hollë për të tërhequr atë, i cili ka një gjatësi prej rreth dy inç./21Media