Artisti i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Genci përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

“Pas gati një vit kujdes, masa mbrojtëse dhe shmangie sa më shumë nga kontaktet me njerëz, për fat të keq, pas disa shqetësimeve shëndetësore i jam nënshtruar testimit të Covid 19, me ç’rast kam rezultuar pozitiv. Përkundër shqetësimeve jo të vogla shëndetësore, këtë betejë kam vendosur ta fitoj sa më parë”, ka shkruar Genc Prelvukaj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Genc Prelvukaj (@gencprelvukaj)

Ndryshe, “Mungon” është projekti i fundit muzikor nga Genc Prelvukaj. Kënga është publikuar më 11 nëntor dhe deri tani ka arritur mbi 900 mijë klikime në Youtube./21Media