Këngëtarja e njohur shqiptare, Eni Koçi, sot feston ditëlindjen e 24-të.

Në këtë ditë të rëndësishme, këngëtarja ka pranuar urime të shumta nga familja, miqtë dhe fansat e saj.

Një urime të veçantë Eni e mori nga i fejuari i saj, artisti i njohur Genc Prelvukaj.

“Urime ditëlindjen dashuria ime. Uroj të kesh jetë të gjatë dhe të lumtur. Në çdo ditë që hapet para nesh, do të mundohem ta mbaj buzëqeshjen në fytyrën tënde. Unë që të njohur mirësinë nuk gjej fjalë për të përshkruar, sepse çdo fjalë më duket e varfër. Je njeri i mirë, që edhe mua më bën njeri të mirë. Të uroj të shkëlqesh në jetë, sikurse yjet lartë. Më shumë ndjenjë e dashuri unë do të jem pranë tejet, në ditë me diell e stuhi. Gotën lart, gëzuar”, ka shkruar Genci krahas fotografisë së Enit të cilën e ka postuar në rrjetin social Instagram.

Kujtojmë që, Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi janë fejuar në muajin nëntor të vitit 2018./21Media