Gjithmonë jeni mësuar që përmes këngëve të tij, të dëgjoni vargje të bukura kushtuar ndjenjës më të mirë dashurisë, e herë herë edhe tradhëtisë.

Bëhet fjalë për artistin e njohur, Genc Prelvukaj që këtë herë përmes këngës së re i ka kënduar heroit Bekim Berisha, dhe ushtarëve të rënë për çlirimin e Kosovës.

Kënga titullohet “Bekim” për tekstin e të cilës është kujdesur vetë Genci, shkruan rtv21.tv

“Heronjtë kurrë nuk vdesin. N`zemrat tona mbesin je gjaku im respekt deri në amshim shihemi pertej Bekim”, thuhet në disa vargje të këngës më të re të Gencit. /21Media