Genci dhe Eni sot kujtojnë datë të rëndësishme

Genci dhe Eni sot kujtojnë datë të rëndësishme

Dita e tretë e prillit do të jetë e veçantë për rep-artistin, Genc Prelvukaj dhe këngëtaren Eni Koçi, pasiqë kjo datë i ka bërë bashkë ata. Kështu të paktën ka bërë të ditur sot Genci përmes një fotografie të bukur.

Në datën e tyre të veçantë, siç duket çifti kishte planifikuar të udhëtonte për në Maltë, por kjo është pamundësuar shkaku i pandemisë, e cila ka përfshirë botën.

“E planifikuam në Malte perfunduam ne karantine. Urime diten e trete te prillit. Diten qe na beri bashke.”, ka shkruar ndër të tjera artisti krahas imazhit të publikuar në instastory për 149 mijë ndjekësit e tij.

Kujtojmë që, Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi janë fejuar në muajin nëntor të vitit 2018./21Media