Kënga e re nga Irkenci

Kënga e re nga Irkenci

Këngëtari i njohur shqiptar, Irkenc Hyka në këtë kohë pandemie ka vendosur t’i argëtojë fansat e tij përmes projekteve të reja muzikore.

Irkenci përmes një postimi në Instagram, ka bëtë të ditur se ka publikuar këngën e titulluar “Gënjeshtër” pas shumë kërkesave nga ndjekësit e tij.

Për tekstin e këngës është kujdesur Endrit Mumajesi ndërsa për muzikën është kujdesur vetë Irkenci. Këngës i është bashkangjitur një video me tekst.

 

“Menxi pres” titullohet projekti i fundit i Irkencit që në Youtube numëron mbi 8 milionë klikime. /21Media