Lajmërim apo kallëzim i rremë

Lajmërim apo kallëzim i rremë

Hetuesit e njësitit të hetimeve në Ferizaj, kanë arrestuar të dyshuarin D. Z . (m/sh/k 22 vjeç) me dyshimin e bazuar se i njejti, me qëllim përfitimi, kishte inskenuar rastin e rrëmbimit të tij nga një person.

“I dyshuari D.Z. dje me 10.3.2019,ishte paraqitur me emër të rrejshëm me sms dhe kishte kërkuar nga motra e tij të dorëzoj 200 euro,duke i thënë se vëllau i saj është rrëmbyer. Rasti është paraqitur në polici ku menjëherë kanë filluar hetimet lidhur me këtë rast dhe më vonë nga motra e cila kishte paraqitur rastin kemi pranuar informatën se i njejti është kthyer në shtëpi. Hetimet e mëtejme kan rezultuar me deklarimin si dhe pranimin në tërësi të inskenimit të rastit të rrëmbimit nga vet ai”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari dërgohen në mbajtje për 48 orë./21Media