Futbollistët e Genoas mposhtën sot SPAL -in me rezultat 2:0, në një duel të rëndësishëm për mbijetesën e këtyre dy skuadrave në Serie A.

Vendësit tani janë një vend mbi zonën e rrezikshme, me dy pikë dhe një lojë më shumë se Lecce.

Nga ana tjetër, SPAL përsëri nuk arriti të shënojë një gol. Ata mbetën ‘të gozhduar’ në fund të tabelës me 19 pikë të fituara.

Goran Pandev i dha skuadrës vendase epërsinë në minutën 24-të, pas asistimit të Falke-s. Ky i fundit nuk arriti të shënojë një penallti në minutën e 37-të.

Sidoqoftë, rezultati përfundimtar u arrit përmes golit të Shene në minutën 54-të.

Genova do të luajë kundër Torinos në raundin tjetër, ndërsa SPAL do të presë Interin.

Sonte luajnë edhe Cagliari – Lecce, Fiorentina – Verona, Parma – Bologna, Udineze – Sampdoria dhe Napoli – Milan.

Nesër do të takohen Inter – Torino, ndërsa të shtunën Lazio pësoi nga Sassuolo 1:2 (1:0), Brescia humbi nga Roma 0:3 (0:0) dhe Juventus luajti baras me Atalanta 2:2.