Genta Ismajli në fund të muajit gusht ka publikuar këngën e saj më të re, në bashkëpunim me Marselin, të titulluar “Ça Me Bo”.

Kjo këngë u prit shumë mirë nga fansat e dyshes, këtë e dëshmojnë më së miri klikimet e arritura në Yotube. Kjo këngë deri tani ka mbledhur mbi 3 milionë klikime.

Për këtë sukses Genta falënderoi të gjithë përmes një postimi në Instagrm.

Kujtojmë se, për tekstin e këngës është përkujdesur MUMA, ndërsa për muzikën Alfred Sula. /21Media