Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Genta Ismajli ka kohë që po komentohet në mediat rozë për lidhjen e saj me biznesmenin turk, Hysein Usta.

Genta bashkë me të dashurin duket se kanë nisur pushimet në Dubrovnik të Kroacisë. Këngëtarja për fansat e saj po publikon fotografi të ndryshme në rrjetet sociale.

Në këto pushime nuk kanë munguar befasitë nga Hyseini për Genten. Me të hyrë në dhomë, 36-vjeçarja shihet se është surprizuar nga i dashuri, me një dekorim të veçantë në dhomë, drita e trëndafila. /21Media