Genta së shpejti me një befasi të madhe

Genta së shpejti me një befasi të madhe

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli është duke zënë vend në ballinat e mediave turke.  Genta në muajin tetor  ishte në Turqisë, për të bërë një duet me një nga artistët më të njohur të Turqisë, këtë së pari e bëri të ditur Gazeta turke “Hurriyet”.

Por, nuk mjaftoi me kaq për këngëtaren kosovare, dje ka shkruar edhe gazeta e njohur turke “korkusuz” për të cilën Genta ka dhënë një intervistë.

“Stambolli është një vend i jashtëzakonshëm. Njëra anë është Azia, njëra anë është Evropa”, ka thënë Genta për këtë gazetë, shkruan rtv21.tv

Karshi këtyre shkrimeve, 35 vjeçarja vazhdon ende të qëndroj e heshtur, duke mos e zbuluar emrin e artistit me të cilin do të sjellë bashkëpunim, mirëpo ka thënë se  nga ajo po vjen një befasi e madhe.

Kujtojmë se projekti i fundit i këngëtares është “Zjarr”. Deri tani kënga numëron më shumë se dy milionë klikime në kanalin zyrtar Youtube./21Media