Sot është një ditë mjaftë e veçantë për Genta Ismajlin, pasi partneri i saj, Huseyin Usta feston datëlindjen e tij.

Genta publikoi në llogarinë e saj në Instagram një fotografi të të dashurit, në mbishkrimin e së cilës i bëri një dedikim të sinqertë dashurie atij.

Fjalët nuk mund të jenë të mjaftueshme për të të treguar se çfarë je për mua. Faleminderit që më dashuron në mënyrën siç di ti. Në ditëlindjen tënde, uroj që Zoti të të bekojë me gjithçka që dëshiron zemra jote e ëmbël. Jam vërtet me fat që kam gjetur dashuri tek dikush si ti. Gëzuar ditëlindjen i dashuri im”, ka shkruar këngëtarja.

Vëmendje të madhe në fotografinë e biznesmenit turk morën dhuratat luksoze Louis Vuitton, që Genta ia ka bërë atij.

Kujtojmë se projekti më i fundit i Gentës është kënga “Ça Me Bo”, të cilën solli në bashkëpunim me Marselin. Deri më tani videoklipi i këngës ka arritur të klikohet mbi 7 milionë herë në kanalin YouTube./21Media